Boterori 2022

Sacchi: Kam qarë për Messi-n


Ish-trajneri legjendar italian, Arrigo Sacchi, tha se ndeshja finale mes Argjentinës dhe Francës ishte më e mira në Kupën e Botës.

Ish-legjenda e Milan-it tha se qau për Lionel Messi-n në momentin kur ai e ngriti lart trofeun.

“Para së gjithash, një rrëfim: kur Messi e ngriti Kupën e Botës lart, sytë e mi ishin të mbushur me lot”, tha Sacchi për “La Gazzeta dello Sport”.

“Mendova për rrugën e tij, atë që ai kishte fituar me Barcelonën, driblimet e tij, çmimet e tij për Topin e Artë. Por, Kupa e Botës ishte një mallkim që nuk e arrinte dot. Dhe në fund ia arriti ta fitojë trofeun që më së shumti e kërkoi me Argjentinën’, shtoi Sacchi.

“Në të vërtetë ishte një ndeshje shumë emocionuese dhe unë isha po ashtu kur e pash atë të ngrinte lart trofeun. Jeta është bujare dhe futbolli po ashtu. Shpesh ju kthen atë për të cilën keni punuar”.

“Messi ka dhënë shpresë dhe emocione, djersiti dhe punoi shumë. Ky Botëror është çmimi për një karrierë të tërë”, tha mes tjerash Arrigo Sacchi.

Kujtojmë që Sacchi sa ishte trajner i Italisë, e preku finalen e Kupës së Botës në vitin 1994, por u mposht në penallti nga Brazili. Ai ishte trajner i Italisë nga viti 1991 deri më 1996.

Ndërkohë, ai njihet si një legjendë e Milan-it, ku i drejtoi ata në dy periudha (1987 deri 1991 dhe 1996 deri 1997).

Gjatë këtyre dy periudhave, ai me kuqezinjtë fitoi dy herë Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve), dy herë Superkupën e UEFA-s, dy herë Kupën e Botës për klube, një titull në Serie A dhe një Superkupë të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore