Lajme

Rusia akuzon ShBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të Bosnjës – I del në mbrojtje Republika Srpska-s


Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës së Rusisë, Sergej Lavrov, në një konferencë për media pas takimin me ministrin e jashtëm kroat, Gordan Radman, ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe se po e “satanizon” Repubika Srpska-n.

“Po bëhen përpjekje që në mënyrë aktive ta shndërrojnë Bosnjën në një shtet unitar, shtet ky i cili ka dy entitete dhe që është i ndërtuar nga tri popuj. Dhe me inkurajimin e disa vendeve perëndimore, në rend të parë ShBA-së, satanizimi i Republika Srpska-s dhe lidershipit të saj është duke u përdorur për këto qëllime të paduhura”, ka deklaruar Lavrov.

Kryediplomati rus ka thënë se Rusia pret që Bashkimi Evropian të ndihmojë në rikthimin e parimeve të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për të zgjidhjen e situatës së BeH-së, dhe “të ndalojnë së trajtuari Ballkanin Perëndimor si zonë për të pasur ndikim”.

Ai madje iu referua edhe fjalëve të ish-kryediplomates evropiane, Frederica Mogherini, e cila thënë në fjalët e Lavrovit, ka thënë se “Ballkani Perëndimor është një ku Bashkimi Evropian do të mirret me të gjitha problemet dhe se është më mirë që të tjerët të mos përzihen”.

Sipas ministrit rus, “është tejet indikative, se me thirrjet për mosinterferim në punët e brendshme të një shteti, ShBA ka emëruar përfaqësues special për implementimin e reformës zgjedhore në BeH. Kjo është çështje ndikimi”.

“Ne konsiderojmë se kjo gjë është treguese në terme të qasjes së ShBA-së ndaj problemeve në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore