Lajme

Rusia akuzon Gjermaninë për hipokrizi dhe armatosje të Kosovës


Maria Vladimirovna Zakharova, Zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë

Një letër që po pretendohet se ka rrjedhur nga prodhuesit gjerman i armëve “Heckler dhe Koch”, në mediumin gjerman “Agjencia Katolike e Lajmeve”, ku shkruhet “edhe nje pako tjetër për Kosovën”, Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka quajtur “hipokrizi gjermane” dhe “kontradiktore”.

Ajo ka thënë se Gjermania po e armatos Kosovën pasi që në atë letër, supozivisht të rrjedhur, shkruhet “edhe nje pako tjetër për Kosovën”, dhe se rrjedhimisht ka pasur edhe një pako të armëve paraprake për Kosovën.

“E përsëris, ‘edhe një tjetër’, që do të thotë se kjo s’është e para herë që i është dërguar armë”, ka thënë Zaharova, raporton e përditëshmja prane qeverisë ruse, “Sputnik”.

Sipas saj, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në sektorin e rekomandimeve për vizita në vende të huaja, për Kosovën shkruhet se “është vend me krim të përhapur, me mijëra njësi të armëve ilegale që janë në duar private, dhe faktorët që kufizojnë përdorimit e tyre janë të pakët”, dhe se përmbajtja e asaj letre tregon se “Politika e Jashtme gjermane është kontradiktore”.

Ajo gjithashtu ka vazhduar qëndrimin e kahmotshëm rus ndaj Kosovës, dhe e ka cilësuar “vrimë të zezë” të Evropës, kurse për disa të tjerë “vend i mundësive” dhe i është referuar mediumit të majtë gjerman “Neues Deutschland” të cilët në qeverinë gjermane “kanë vërejtur shenja të çarjeve të lehta brenda personaliteteve në vetë qeverinë e tyre” .

Këtë akuzë nga Ministria e Jashtme ruse, qeveria gjermane s’e ka komentuar fare, kurse mediumi gjerman që politikisht është i majtë, dhe që historikisht ka qenë i majtë dhe marksist “Neues Deutschland” ka shkruar se “çka i duhen urgjentisht një vendi si Kosova 300 automatikë, mitralozë, granata me vlerë 637 mijë euro?”

Zakharova, gjithashtu për gazeten serbe “Kurir” kishte deklaruar më 28 qershor, se “Kosova është produkt i dështuar evropian”, duke i goditur vendet e BE-së që mbështesin shtetin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore