Qeveria ruse ka akuzuar Bashkimin Evropian të dielën e 11 dhjetorit për “formësimin” e situatës në Kosovë prej vitesh duke shkaktuar “një përkeqësim të situatës”.
Kjo, në mes të rritjes së tensioneve që ka bërë Serbia me kërkesën e saj për vendosjen ushtarake dhe policore në Kosovë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka mbledhur disa deklarata të kryeministres serbe, Ana Brnabiç, në të cilat ka paralajmëruar se vendi është “në prag lufte” për shkak të veprimeve të Kosovës dhe “mosveprimit” të Bashkimit Evropian.
Në këtë kuptim, Zakharova përmes një mesazhi të shkurtër në llogarinë e saj në Telegram ka theksuar se “kjo situatë është pikërisht ajo që BE-ja ka krijuar prej vitesh”.
Tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi sulmues të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë dhe hodhën një granatë trullosëse ndaj zbatuesve të ligjit të BE-së gjatë natës.
Qindra serbë, të indinjuar për arrestimin e një ish-oficeri policie, u mblodhën sërish herët në mëngjes në postblloqet e ngritura të shtunën dhe paralizuan trafikun në dy pika kufitare nga Kosova drejt Serbisë.
Disa orë pasi barrikadat u ngritën, policia tha se ata pësuan tre sulme të njëpasnjëshme me armë zjarri të shtunën mbrëma në një nga rrugët që çojnë në kufi.
Njësitet policore në vetëmbrojtje “janë detyruar t’u përgjigjen me armë zjarri personave dhe grupeve kriminale, të cilët janë zmbrapsur dhe janë lënë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Bashkimit Evropian e vendosur në rajon si pjesë e misionit për sundimin e ligjit (EULEX) tha se ata ishin gjithashtu në shënjestër me një granatë trullosëse, por asnjë oficer nuk u lëndua.
“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj policëve të Kosovës, janë të papranueshme”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.
Tensionet u rritën pasi Kosova caktoi zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe për 18 dhjetor, me partinë kryesore politike serbe që tha se do i bojkotonte.
Shpërthime dhe të shtëna u dëgjuan në fillim të kësaj jave ndërsa autoritetet zgjedhore u përpoqën të përgatisin terrenin për votim.
Menjëherë pasi u shfaqën pengesat, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vendosi të shtyjë zgjedhjet për datën 23 prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese