Lajme

Roja Bregdetare në SHBA nis hetimet për shpërthimin e “Titan-it”


Roja Bregdetare e SHBA-ve tha të dielën se ka nisur një bord detar hetimi për shpërthimin e zhytësit Titan.

Kjo, pasi mësoi se zhytësja e drejtuar drejt Titanic-ut kishte përjetuar një “dështim katastrofik me humbjen e pesë jetëve në bord”.

Lajmi u bë i ditur nga botimi amerikan “The Washington Post”, duke cituar kryehetuesin, kapitenin Jason Neubauer.

Qëllimi është të përcaktohet se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe vdekjen e pesë burrave që ishin në bord.

Bordi gjithashtu mund të bëjë rekomandime për të ndjekur sanksione civile ose penale tek autoritetet e duhura, tha Neubauer.

Hetimi është në fazën e mbledhjes së provave, e cila përfshin shpëtimin e mbeturinave dhe punën me autoritetet kanadeze në portin e St. John’s, Newfoundland.

Pas përfundimit të hetimit, bordi detar do t’i nxjerrë një raport Rojës Bregdetare me përfundimet dhe rekomandimet e saj.

Nëndetësja u zhduk më 18 qershor në një mision për të vëzhguar rrënojat e Titanic-ut, i cili ndodhet 900 milje detare në lindje të Cape Cod, Massachusetts.

Në bord ishin Hamish Harding, një manjat britanik që jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe; Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, pasardhës të një dinastie biznesi pakistaneze; marinari francez dhe eksperti i Titanikut Paul Henry “P.H.” Nargeolet, i cili është mbiquajtur “Z. Titaniku” dhe Stockton Rush, CEO i operatorit të zhytësit, OceanGate Expeditions.

Titan-i, një humnerë gabimesh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore