Jetesë & Stil

Rita Ora, pjesë e filmit “Twist”


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do jetë pjesë e filmit “twist”, i cili tashmë është finalizuar dhe pritet të dalë në treg.

Me anë të një postimi në Instagram, Rita njoftoi se filmi do të publikohet më 29 janar  në “Sky Cinema”.

Ora ka kohë që nuk është angazhuar në projekte muzikore, por si duket është përqendruar në projektin e filmit.

Pak kohë më parë këngëtarja bëri bujë në mediat ndërkombëtare për shkeljen e rregullave të Covid-it. Mirëpo ndëshkimet duket se nuk kanë të ndalur për të.

Së fundmi, është mësuar se dy kompanitë me të cilat këngëtarja kishte lidhur një kontratë, EE dhe Apple, kanë vendosur të mos bashkëpunojnë më me Ritën. Arsyeja pse kontratat janë ndërprerë nuk dihen./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore