Lajme

Rëndohet bilanci në Florida, katër të vdekur dhe 159 të zhdukur


Të paktën 159 persona janë të zhdukur, pas rrëzimit të një pallati në Florida. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani, katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga ajo që ka mbetur nga struktura. Një aksion i madh shpëtimi i ndërmor të mërkurën e 24 qershorit ndërkohë, pasi një godinë 12-katëshe banimi u shemb pjesërisht.

Mbi 130 apartamente ndodheshin në ndërtesë, por vetëm një pjesë e tyre u shemb, duke shkaktuar tragjedinë.

Shkaqet për autoritetet janë tërësisht të panjohura. E vetmja gjë për të cilën po mendohet tanimë, është lokalizimi dhe shpëtimi i personave të humbur.

Mbi 80 ekipe zjarrfikëse po punojnë. Grupe të gatshme shpëtimi janë ngritur po ashtu. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka marrë masat për aktivizimin e planit të emergjencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore