Sport

Rei Manaj kalon te Spezia


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Barcelona-s, Rei Manaj është transferuar në Serie A te skuadra e Spezia-s.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Manaj pritet të huazohet te Spezia me opsion blerje në fund të sezonit për shumën e 3 milionë eurove.

Për lushnjarin do të jetë një rikthim në Itali, pasi më herët ka qenë pjesë e Inter-it, Pisa-s, Pescara-s dhe Cremonese-s.

Aktualisht, Manaj është i grumbulluar me Kombëtaren kuq e zi për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 që Shqipëria do të luajë përballë Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore