Boterori 2022

Reagon për herë të parë Mbappe: Do të Kthehemi


Kylian Mbappe së bashku me kombëtaren e tij, Francën, u mposhtën në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive.

Zhgënjimi ishte i madh nga ana e francezëve, sidomos nga ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili i shënoi tre golat.

Mbappe ka reaguar më në fund, ku në një postim në faqen e tij në Twitter shkroi: “Ne do të kthehemi”.

Pas ndeshjes, Mbappe e fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i Botërorit, me tetë gola.

Ai u bë lojtari i parë që shënon katër gola në finalet e Kupës së Botës, pasi që edhe Kroacisë i kishte shënuar një herë në finalen e vitit 2018.

Mbappe tani numëron 12 gola në dy turnetë e Kupës së Botës sa ka luajtur deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore