Shqipëria

Rama, vizitë zyrtare në Francë


Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë më 18 qershor, e premte, në një vizitë zyrtare në Francë.

Ende nuk bëhet me dije nëse do të ketë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, apo jo.

Vizita konfirmohet edhe nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, ku paraqiten edhe diskutimet dypalëshe, të cilat janë mbajtur në Paris midis homologëve të kryediplomatëve nga të dy shtetet.

Në faqen zyrtare të Elysee-së, presidenti Macron nuk ka në agjendë një takim zyrtar me Ramën. Ndërkaq, në faqen e Ministrisë së Jashtme Franceze specifikohet se kryeministri Rama do të ketë një vizitë atje më 18 qershor.

Kjo, duke qartësuar raportet e vjetra dhe të afërta të Shqipërisë dhe Francës. Ndër të tjera, përmendet edhe takimi i mëparshëm i Ramës me Macron-in, më 22 mars 2021. Kështu, duke shtuar detajin se do të ketë një vizitë rishtas më 18 qershor.

Temë diskutimi midis ministrave dhe delegacioneve ndërkohë, kanë qenë disa çështje me rëndësi të lartë për të dy vendet. Ndër to, zhvillimi social-ekonomik, siguria, drejtësia dhe mbrojtja.

Të gjitha, duke u vendosur në perspektivën e konsultimeve dypalëshe mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, është cekur edhe procesi i afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Këtu, pala franceze ka ritheksuar një mbështetje të palëkundur ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Reformat shqiptare u përgëzuan, duke shprehur aprovim për Konferencën e Parë Ndërqeveritare nga ana Elysee-së.

Mbi këtë, u mirëprit edhe bashkërendimi i plotë i politikave të jashtme dhe të sigurimit të Shqipërisë, me ato të Bashkimit Evropian. Stabiliteti në Ballkan, për Francën, është meritë e rolit që shqiptarët kanë luajtur.

Kryeministri Rama pritet gjithashtu të ketë një intervistë për televizionin francez “France 24”, me gazetaren Caroline de Camaret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore