Shqipëria

Rama: Universitetet tona duhet të integrohen me ato jashtë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 1 prillit, në qytetin e Shkodrës, ka thënë se, “duhet të integrojmë universitetet tona me ato jashtë”. Ai ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe pedagoge të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

“Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, për shembull të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që, në Shkodër, ti shkon tek universiteti ‘Luigj Gurakuqi’, por merr diplomën e Universitetit të Sienës”, ka theksuar Rama.

Pedagogët kanë shprehur dhe problematikat e tyre lidhur me sistemin arsimor dhe funksionimin e universiteteve. Këtyre problematikave, kryeministri u është përgjigjur, duke sugjeruar një harmonizim të marrëdhënies Universitet-Ministri.

“Këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush. Ju duhet të uleni dhe të bëni një platformë zhvillimi 10-vjeçare”, u ka sugjeruar Rama pedagogëve.

Gjithashtu ka treguar se Shqipërisë ka një numër tepër të lartë të juristëve.

“Jemi vendi me numrin më të madh të juristëve për metër katrorë”, shprehet Rama, duke përmbyllur se Universitetet duhet të krijojnë kolegj profesional.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore