Shqipëria

Rama: Rritja uniformë e pagave për pedagogët nuk do të aplikohet më


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se rritja uniformë e pagave për pedagogët nuk do të aplikohet më pas debatit me rektorët për çështjen e pagave.

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi me rektorët e universiteteve publike dhe private.

“Është hera e fundit që ne rrisim pagat në mënyrë uniformë, do të rrisim për ata që do të arrijnë t’u mësojnë më shumë universiteteve. Dhe padyshim do këtë rritje page të kombinuar, jo nga studentët por nga futja e universiteteve si aktorë në treg”, shpjegoi kreu i qeverisë.

Sipas tij, arsyeja për këtë është ndryshimi i botës akademike nga pjesa tjetër e sistemit arsimor.

“Bota akademike është ndryshe, s’janë gjimnaze as shkolla 9-vjeçare që mbahen me pagën e shtetit”, shtoi Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu se universiteti duhet të thithë fonde për kërkimin shkencor.

Më herët, gjatë takimit ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të rrisin të ardhurat e tyre duke shfrytëzuar ligjin për Arsimin e Lartë.

“Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat”, theksoi zyrtarja shqiptare.

Pedagogët në bojkot…sërish

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore