Shqipëria

Rama prezanton paketën e dytë të rezistencës sociale, rritet paga minimale


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi të enjten e 8 shtatorit një paketë të dytë të rezistencës sociale me zgjidhje afatmesme për krizën e shkaktuar nga efektet e luftës në Ukrainë.

Për herë të parë, deklaroi kreu i qeverisë, do të ri-indeksohen pensionet me normën e inflacionit që shkon në 9.5 për qind si indeks tërësor i këtij viti.

Rama shtoi se për personat me aftësi të kufizuar do të ketë një indeksim prej 7.5 për qind ndërsa për ndihmën ekonomike do të jetë 10 për qind.

Ndër të tjera, paketa qeveritare përfshin një dyfishim të ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Sipas kryeministrit, pagat për ushtarakët, mjekët dhe mësuesit do të rriten përsëri.

Një zhvillim i ri sa i takon pagave do të jetë rritja për tre kategori: Administrata publike, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve.

Gjatë konferencës për media, Rama theksoi se nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Shqipëri.

Të gjitha këto ndërhyrje për kryeqeveritarin garantojnë “me laps në dorë” mosrënien e fuqisë blerëse.

Një paketë e dytë e Rezistencës Sociale në proces…?!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore