Shqipëria

Rama, bonusi i bebeve dhe politika ‘nxitëse’ për familjet e reja


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar të martën e 8 qershorit në platformën ‘Facebook’, shifrat e 5-mujorit të parë për lindjet e reja. Sipas tij, lajmi i bukur është se 15 mijë e 837 fëmijë të lindur kanë përfituar bonusin e bebes.

“Me kënaqësi”, shkruan Rama, “deri më tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 38, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u vendos përcaktimi i masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura.

Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80 mijë lekë për secilin fëmijë. Për ata që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilin fëmijë.

Çdo i porsalindur që regjistrohet në Shqipëri, do të jetë përfitues i këtij bonusi nga qeveria, pavarësisht vendit se ku lindin ato, brenda apo jashtë Shqipërie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore