Lajme

“Qeveria të mos i përzihet ZRRE-së në përcaktimin e tarifave të rrymës”


Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP në një konferencë për media, kanë prezantuar raportin “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji”.

Përmes këtij raporti ata kanë përshkruar strukturën e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë si dhe proceset e vendosjes së tarifave nga viti 2007 e deri të martën e 29 nëntorit.

Hulumtuesi në INDEP, Dardan Abazi, deklaroi se Kosova nuk ka një treg të organizuar dhe se tregtimi  me shumicë i energjisë elektrike kryhet kryesisht përmes kontratave bilaterale ndërmjet prodhuesve dhe furnitorëve.

Abazi nuk e konsideron si normale që Qeveria të komunikojë me ZRRE-në me rastin e vendosjes së tarifave.

Liron Gjocaj dhe Dardan Abazi, INDEP

“Nuk është normale që Qeveria të komunikojë me ZRRE-në me rastin e vendosjes së tarifave dhe nuk është normale as të ketë harmonizim ndërmjet tyre sepse ZRRE-ja është institucion i pavarur”, ka deklaruar Abazi.

Tutje ai sqaroi se sistemi energjetik i Kosovës përballet me shumë sfida të sigurisë së furnizimit dhe sfidat që rrjedhin nga dekarbonizimi dhe tranzicioni energjetik.

“Një pjesë e energjisë elektrike për plotësimin e kërkesës vendase për nevojat e klientëve kanë të drejtë për shërbimin universal për të mbuluar humbjet e sistemit, si dhe për klientët me çmime të çrregulluara, importohet nëpërmjet kontratave dypalëshe në tregun e lirë”.

Sipas tij, raporti tregoi se vetëdija e publikut për procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike është akoma në nivel të ulët në Kosovë.

“Procesi i vënies së tarifave, ne kemi konsideruar që njoftimi i ZRRE-së që e bën në faqen e saj online dhe në kanalet tjera është i pamjaftueshme, kemi konsideruar që procesi i konsultimeve sa i takon vendosjes së tarifave duhet të shkojë edhe një hap më tutje t’i njoftojë konsumatorët qoftë në baza regjionale”.

“Pra mendojmë që duhet shkuar një hap më tutje në i formimin e konsumatorëve sa i takon dokumenteve që shpesh herë janë teknike dhe jo të gjithë mund t’i kuptojnë”.

Me 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, ka marr vendim shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj.

Ky propozim ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave si dhe është miratuar në mënyrë unanime.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh”.

Tutje, ZRRE ka sqaruar edhe tarifat për shpenzimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

“Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se rreth 20 për qind e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore