Shqipëria

Qeveria shqiptare po i kushton më shumë vëmendje barazisë gjinore, thonë Kombet e Bashkuara


Qeveria shqiptare po i kushton më shumë vëmendje barazisë gjinore, duke përfshirë avancimin e konsiderueshëm të grave në pozita udhëheqëse dhe përfaqësim politik.

Kështu shkruan Delegacioni i Kombeve të Bashkuara në progres-raportin për vitin 2021 të Shqipërisë.

Ajo shkruan se barazia gjinore është një parim thelbësor në Ligjin e Buxhetit Organik të vitit 2016.

Kjo e fundit, shkruan OKB-ja, i mundëson Shqipërisë që të dallohet mes shumë vendeve evropiane.

Në mënyrë të ngjashme, vëren raporti, përfshihet edhe një deklaratë e bazuar në fakte për pabarazinë gjinore në sektorët përkatës, ku parashikohen masa për të luftuar fenomenin.

“Programi i Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2017–2021” është programi i tretë pesëvjeçar zhvilluar sipas qasjes Delivering-as-One (Të përcjella në Një).

Më shumë se 90 për qind e rezultateve të planifikuara në fillim të programit u arritën në kohë ose janë udhës, shkruan OKB-ja.

Vlerësimi i ndërhyrjeve të OKB-së në Shqipëri u përputh në objektivat e edukimit, forcimit të gjyqësorit, ulja e pabarazive dhe barazia gjinore.

Të dhënat

Gjatë pesë viteve të mbështetjes së OKB-së, qeveria rriti dukshëm aftësinë e saj për të monitoruar progresin, cilëson delegacioni.

Kjo, në zbatimin e rekomandimeve nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, traktatet dhe raportet e rregullta kombëtare.

Qeveria përmirësoi evidencën për veprimet e ndërmarra në përputhje me vëzhgimet dhe rekomandimet, shtoi OKB-ja.

Ndër të tjera, ajo gjeneroi angazhim më të fortë politik nga Parlamenti dhe institucionet e të drejtave të njeriut në vend.

Kjo, për të forcuar mekanizmat e llogaridhënies publike dhe për të rritur kontaktin me njerëzit e cenueshëm.

Sakaq, progres raporti vëren se raportimi dhe adresimi i të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore është përmirësuar ndjeshëm.

Për fëmijët, janë regjistruar arritje të rëndësishme për të drejtat dhe drejtësinë e të miturve në Shqipëri, vëren OKB-ja.

Rezultatet kryesore përfshijnë përparime të rëndësishme në kuadrin ligjor dhe politik, për shembull ato që inkurajojnë alternativat e paraburgimit.

“Në fund të vitit 2021, vendi përjetoi një ofrimi më të madh të shërbimeve sociale dhe shëndetësore”, shkruan më tej delegacioni.

Progres

Reforma e ofrimit të shërbimeve publike me qendër qytetarin ka avancuar, sipas OKB-së.

Kjo, përmes zgjerimit të shërbimeve të kujdesit ndaj klientit nëpër bashki.

Bashkive, shkruan raporti, u mundësohet të forcojnë transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen me pjesëmarrje.

Në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, qeveria shqiptare rriti angazhimin e saj për përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të zonave të mbrojtura, vijon raporti.

“Përpjekjet e përbashkëta në dy vitet e fundit iu kushtuan veçanërisht përgjigjeve ndaj nevojave që lindën si nga tërmeti dhe krizës COVID-19”, thekson në përmbyllje OKB-ja.

Kjo, duke mbështetur komunitetet më të rrezikuara përmes solidaritetit dhe aftësive për të koordinuar me qeverinë dhe partnerë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore