Lajme

Qeveria gjermane propozon uljen e mbështetjes shtetërore për Schroeder-in


Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka bërë thirrje për një reduktim të mbështetjes shtetërore për ish-kancelarin Gerhard Schroeder.

Ky i fundit, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë dhe vazhdon të punojë për kompanitë ruse.

Lajmi u bë i ditur nga botimi gjermn Tagesspiegel.

“Ne duhet të nxjerrim përfundime… Ish-zyrtarët që duket se janë në anën e qeverive kriminale nuk mund të mbështeten në mbështetjen e shtetit”, deklaroi Lindner.

Ministri gjerman bëri thirrje gjithashtu për një rishikim të përgjithshëm të traditës së ofrimit të zyrave dhe stafit për ish-kancelarët dhe presidentët.

“Duhet të flasim edhe për një kod nderi të caktuar në lidhje me aktivitetet e tyre”, shtoi ministri i financave.

Në fillim të kësaj jave, disa politikanë nga CDU-ja, të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë kërkuan veprime kundër Schroeder-it.

Bashkëkryetarja e SPD-së, Saskia Esken theksoi se Schroeder-i duhet të largohet nga partia në të cilën ka qenë anëtar për gati 60 vjet.

Udhëheqja e SPD-së është distancuar prej kohësh nga ish-kancelari.

Në një intervistë me New York Times, Schroeder mbrojti nevojën për të mbështetur bashkëpunimin me Rusinë pavarësisht luftës në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore