Zgjedhjet në Shqipëri

Qarku i Elbasanit zgjedh PS, mbyllet procesi i numërimit


Në qytetin e Elbasanit është mbyllur procesi i numërimit të votave, për zgjedhjet parlamentare 2021.

Partia Socialiste (PS) është shpallur fituese me 85 mijë e 690 vota duke marrë tetë mandate dhe Partia Demokratike (PD), ka marrë 57 mijë e 563 vota duke marrë vetëm gjashtë mandate. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka marrë 6 mijë e 855 vota, duke mos arritur të marrë as edhe një mandat.

Deri më tani janë numëruar 508 qendra votimi nga 511 që ndodhen në Elbasan.

Në të gjithë qarkun, janë shpallur si të pavlefshme 9mije e 696 vota, ndërsa të vlefshme janë shpallur 155 mijë e 250 prej tyre.

Kanë qenë plot 165 mijë e 71 votues që kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Elbasan, nga 346 mijë 948 zgjedhës të regjistruar.

Deri më tani, në rang kombëtar, PS ka marrë 689 mijë e 381 vota, ndërsa PD ka marrë 558 mijë e 576 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) rezulton me 97 mijë e 949 vota.

Deri më tani janë numëruar 4 mijë e 771 qendra votimi nga 5 mijë e 199 prej tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore