Lajme

Qaforet anti-5G zbulohet se janë radioaktive


Qaforet anti-5G

Autoriteti Holandez për Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi (ANVS), ka lëshuar një deklaratë paralajmëruese me 10 produkte, të cilat u zbuluan se lëshonin rrezatim të dëmshëm jonizues.

ANVS-ja u ka bërë thirrje njerëzve që të mos përdorin produktet e listuara, të cilat mund të shkQaktojnë një dëm të konsiderueshëm nëse konsumohen në një afat të gjatë kohor.

Produktet e identifikuara përfshinin një maskë gjumi “Energy Armor”, byzylyk dhe gjerdan, raporton BBC.

Ndërkaq, teoritë konspirative kanë nxitur një treg të pajisjeve “anti-5G” që zakonisht zbulohet se nuk kanë asnjë efekt.

Nuk ka asnjë provë që rrjetet 5G janë të dëmshme për shëndetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rrjetet celulare 5G janë të sigurta dhe nuk ndryshojnë thelbësisht nga sinjalet ekzistuese 3G dhe 4G.

Rrjetet celulare përdorin valë radio jojonizuese të cilat nuk dëmtojnë ADN-në.

Pavarësisht kësaj, ka pasur sulme ndaj transmetuesve nga njerëz që besojnë se janë të dëmshëm.

Kurse, një byzylyk për fëmijë, i quajtur “Magnetix Wellness”, u zbulua gjithashtu se lëshonte rrezatim.

Byzylyku ​​për fëmijë u zbulua se ishte radioaktiv

“Mos e vishni më, vendoseni në mënyrë të sigurt dhe prisni udhëzimet e kthimit”, tha ANVS në një deklaratë.

Shitësve në Holandë të njohur për ANVS u është thënë se shitja është e ndaluar, duhet të ndërpritet menjëherë dhe se ata duhet të informojnë klientët e tyre për këto rrezatime.

Në maj të vitit 2020, Standardet Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar u përpoqën të ndalonin shitjet e një USB-je me vlerë afro 400 euro që pretendonte se ofronte “mbrojtje” nga 5G.

Të ashtuquajturat “ngjitëse kundër rrezatimit” janë shitur edhe në Amazon.

ANVS ka publikuar një listë të plotë të produkteve të identifikuara si radioaktive në faqen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore