Lajme

Prokuroria kërkon detaje rreth ecurisë së hetimeve për zjarrin në Tetovë


Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Maqedoninë e Veriut, të hënën e 13 shtatorit ka dhënë detaje rreth ecurisë së hetimeve për djegien e spitalit modular Covid në Tetovë.

Në deklaratën zyrtare të PTHP-së shkruhet se krahas masave e ndërmmarra deri më tani, është dhënë urdhër në Ministrinë e Shëndetësisë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë mbi ndërtimin e spitalit.

Aty theksohet se pesë prokurorë kanë paraqitur kërkesë për dhënie ndihmë në procedurë penale.

PTHP-ja shkruan se është dhënë urdhër që të sigurohet dokumentacioni sa i përket spitalit modular dhe po ashtu kërkuar të sigurohen të dhëna në lidhje me personin i cili ka qenë përgjegjës për ndërtimin.

Sipas tyre, ky person ka pasur autorizim gjatë ndërtimit dhe duhet të dorëzohet raporti nëse është bërë pranimi teknik, kush e ka kryer dhe cilët janë personat që e kanë përgatitur specifikimin teknik për Spitalin Modular.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 8 shtatorit, ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë.

Më herët dha dorëheqjen Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi. Ai ka kërkuar nga organet që të bëhet hetimi i plotë dhe zbardhja e shkaqeve që quan deri te zjarri.

Presidenti i vendit ka kërkuar nga institucionet e shtetit të bëhet një hetim i plotë lidhur me shkaktarët që kanë dërguar në shpërthimin e zjarrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore