Shqipëria

Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë pune në Azerbajxhan


Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka mbërritur në Republikën e Azerbajxhanit për një vizitë pune për të marrë pjesë në Forumin e 10-të Global në Baku më 11 mars.

Sipas AZERTAC, në Aeroportin Ndërkombëtar Heydar Aliyev duke valëvitur flamujt shtetërorë të dy vendeve, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u prit nga ministri i Energjisë së Azerbajxhanit Parviz Shahbazov dhe zyrtarë të tjerë.

Kreu i shtetit do të mirëpriste më 22 nëntor të vitit të kaluar homologun e tij azer, Ilham Aliyev, ku do të theksonte rëndësinë e madhe të projektit gazsjellës transadriatik TAP, duke treguar edhe mikpritjen që shteti shqiptar ka për hapjen e Ambasadës së Azerbajxhanit, për herë të parë në vend.

Kjo vizitë e parë e Aliyev, sipas Begajt, ishte tregues i qartë i marrëdhënieve në të cilat shtetet janë.

Ndaj, presidenti ka bindjen e plotë se takimi i Tiranës, do t’i japë shtysë edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, në kuadër të interesit të përbashkët të të dy vendeve.

“Vitin tjetër shënjojmë 30-vjetorin e raporteve mes vendeve tona. Ndaj, në 2023-shin, do të shihen mundësitë për të njohur dhe parë nga afër vendet”, deklaronte Begaj.

Mbi projektin e madh TAP, synohet një bashkëpunim i ngushtë në fushat e energjisë dhe infrastrukturës, e po ashtu edhe në bujqësi e turizëm.

Kjo, duke parë edhe kohën në të cilën bota ndodhet, me krizat energjetike për shkak të luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër, edhe Aliyev e nënvizoi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë, duke falënderuar gjithashtu Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Baku-t në konfliktin e zonës Nagorno-Karabakh, mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“E vlerësojmë gjithë mbështetjen që na keni dhënë për çështjen e Nagorno-Karabakh. Jam shumë mirënjohës”, përsiati Aliyev.

Gjithashtu ai tha se “ndaj pikëpamjen tuaj sa i takon fushave të ekonomisë dhe industrisë”.

Më tej, ai shtoi TAP-i mund të jetë thjesht gjeneza e bashkëpunimit mes vendeve, i cili mund të shtrihet edhe në fusha të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore