Shqipëria

Prenë pyjet ilegalisht, në pranga dy shtetas


Dy qytetarë janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi është konstatuar se kishin prerë pyjet në rrugë të jashtëligjshme.

Dy të arrestuarit janë A.Ç. dhe B.Ç., vëllezër nga Fushë-Bulqiza.

Ky aksion policor, është në vijimësi të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Shtetasit janë kapur në flagrancë, sipas raporteve të shërbimeve policore. Lënda drusore, po prihej në zonën e njohur si “Kurora e Liqenit të Zi” në Bulqizë.

Të proceduar penalisht ndërkaq, janë shtetasit R.C, G.I dhe A.I..

Dy të fundit, në zonën e Gjoricës, janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Materiale në ngarkim të shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër. Vepra penale mbi të cilën akuzohen, është “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore