Sport

Portieri i Reims i kërkon Messi-t një fotografi pas debutimit të tij


Portieri i Reims, Predrag Rajkovic ishte i pari që shfrytëzoi debutimin e Lionel Messit me Paris Saint Germain.

Pas përfundimit të ndeshjes, Rajkovic i kërkoi argjentinasit një foto në debutimin e tij.

Rajkovic  u largua nga fusha për ta marrë djalin e tij në tribunë, dhe më pas iu afrua Messit për të bërë një fotografi të djalit të tij me Messi-n.

Messi nuk hezitoi për asnjë sekondë dhe bëri foton me djalin e Rajkovic, teksa ai veshi fanellën e PSG për herë të parë.

Lionel Messi u fut në lojë në minutën e 66-të, ku zëvendësoi Neymar-in.

Dueli mes Reims dhe PSG përfundoi me rezultat 0:2, ku të dy golat i shënoi Mbappe.

Kjo është hera e parë që Messi kishte luajtur për ndonjë ekip tjetër përveç Barcelonës në karrierën e tij.

Ky ishte debutim i shkurtë për Leo Messin, ai pritet të luaj rregullisht nga java tjetër, së bashku me Neymar e Mbappe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore