Sport

Pioli: Nuk kemi nevojë për transferime në janar


Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për transferime të reja në afatin kalimtar të janarit.

Ai tha për “Sky Sport” se mjafton që futbollistët që ishin të dëmtuar të kthehen dhe ekipi i tij do të jetë i fortë për të konkurruar.

“Më pyesin shpesh për afatin kalimtar të janarit, por mendoj se nënshkrimet tona do të jenë ata lojtarë që do të kthehen nga lëndimet”, tha Stefano Pioli.

“Ky është një ekip i fortë kur të gjithë janë në dispozicion. Ne kemi cilësinë dhe vendosmërinë për të luajtur në garat ku jemi. Objektivi ynë është të fitojmë diçka dhe kemi katër gara për t’u fokusuar”, shtoi tekniku italian.

Në mesin e tyre, është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka qenë jashtë fushës që nga muaji maj kur iu nënshtrua një operacioni në gju.

“Shpresojmë se ai do të kthehet së shpejti”, tha Pioli. “Ai zgjohet në mëngjes, duke e ditur se duhet të japë gjithçka për të marrë më të mirën. Kur është i fokusuar në diçka, ai jep gjithçka për të arritur objektivin e tij”.

Ekipi i Milan-it aktualisht gjendet në Dubai për përgatitjet para-sezonale, ku do t’i luajnë edhe dy takime: Ndaj Arsenal-it dhe PSV Eindhoven.

Poli mes tjerash komentoi edhe përballejn e 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve, ku kuqezinjtë do të ballafaqohen me Tottenham-in.

“Është shtëpia jonë, nëse stërvitni Milan-in, mund të mendoni vetëm se objektivi është të jemi protagonistë atje (në Ligën e Kampionëve)”, tha Pioli.

“Ne do të kapërcejmë disa hapa vetëm nëse e ngremë nivelin, kështu që kjo duhet të ndodhë kundër Tottenhamit”, shoti Pioli.

Kujtojmë që gjigantët e Serie A nuk kishin luajtur në këtë fazë të kompeticionit që nga viti 2014 kur u eliminuan nga Atletico Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore