Tanët

Përfundon aventura e xhudistit shqiptar në Tokio, Indrit Çullhaj


Xhudisti kuq e zi, Indrit Cullhaj, që garonte në kategorinë e peshave 66 kilogramë, nuk ia ka dal të shkojë më tej se raundi eleminator në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 (2021).

Çullhaj garonte përballë Sancho Chinchilla-n nga Kosta Rika dhe është dorëzuar pas 11 minutave lojë, për shkak edhe të një dëmtimi të pësuar në kapjen e fundit.

Xhudisti shqiptar ka dal jashtë tapetit me barrelë dhe nën shoqërinë e mjekëve, qe po vleresojne shkallën e dëmtimit.

Sportisti olimpik e nisi mirë ndeshjen, duke bërë kapje të sigurta ndaj kundërshtarit, por fati nuk ishte me të në këto Lojëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore