Sport

Pele, në gjendje të mirë pas operacionit në zorrën e trashë


Legjenda e futbollit brazilian Pele, mbetet në kujdesin intensiv, por po shërohet shpejt pasi u operua për një tumor të dyshuar në zorrën e trashë.

80-vjeçari po trajtohet në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Ekipi i tij mjekësor tha se ai ishte “i vetëdijshëm, duke biseduar në mënyrë aktive dhe po mban shenja normale vitale”.

“Me çdo ditë që kalon ndihem pak më mirë,” tha tre herë fituesi i Kupës së Botës, i cili ka pasur një numër problemesh shëndetësore në kohët e fundit.

Ai shtoi se “Unë ende do të shërohem për disa ditë të tjera”.

“Ndërsa jam këtu, shfrytëzoj rastin të flas shumë me familjen time dhe të pushoj”, tha ai. “Faleminderit përsëri për të gjitha mesazhet e mira. Ne do të jemi përsëri së shpejti së bashku!”, përfundoi Pele.

Tumori i dyshuar ishte zbuluar gjatë testeve rutinore në spitalin ku ai ishte duke u trajtuar që nga 31 gushti.

Në shkurt të vitit 2020, djali i Pele, ish-portieri i Santos, Edinho, tha se babai i tij ai nuk mund të ecte pa ndihmë.

Shëndeti i tij ka qenë shqetësues vitet e fundit; ai kishte një operacion të prostatës në vitin 2015.

Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil dhe një nga katër lojtarët që kanë shënuar në katër turne të ndryshëm të Kupës së Botës.

Në fillim të kësaj jave, Lionel Messi e kaloi atë si golashënuesi kryesor i meshkujve të Amerikës së Jugut në ndeshjet ndërkombëtare me një hat-trick në fitoren kualifikuese të Argjentinës në Kupën e Botës kundër Bolivisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore