Lajme

Pekini ndaj situatës humanitare në Ukrainë: Dialogu tejet i nevojshëm


“Ne jemi të vëmendshëm ndaj situatës humanitare në Ukrainë, dialogu dhe negociatat janë të nevojshme menjëherë”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Por, a po mendon vërtetë Kina të ofrojë ndihmë për Kievin? Dhe t’i kërkojë Rusisë të ndalojë sulmet ndaj objekteve civile?

Për zëdhënësin kinez, pozicioni i Kinës ka qenë “gjithmonë i qartë”.

“Ne gjithmonë i kemi kushtuar rëndësi situatës humanitare në Ukrainë”, ka theksuar Ning.

Sipas tij, Pekini beson se përparësia kryesore është qetësimi i situatës.

“Është përparësia kryesore për të qetësuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur përmes dialogut dhe negociatave, që është mënyra themelore për të zgjidhur problemin”, ka treguar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore