Lajme

Partia e Abazoviçit:: “Nuk ka ende platformë zyrtare të harmonizuar për qeverinë e re të pakicës”


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Lëvizja URA që drejtohet nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se ende nuk ka platformë zyrtare dhe të harmonizuar që është pranuar nga entitetet përbërëse politike për formimin e një qeverie të re të pakicës, dhe se gjithçka që është paraqitur për media është ende vetëm ide bazike.

“Ka ende vetëm spekulime dhe hamendësime”, kanë thënë atë për portalin malazias CdM.

Të hënën në një konferencë për shtyp URA prezantoi ofertën e saj për formimin e një qeveria pakice, e cila do ta kishte mundësinë e mbështetjes të së paku 49 deputetëve.

Dritan Abazoviç ka deklaruar se presin përgjigje nga entitetet politike deri në fund të javës.

Kjo qeveri e re e propozuar nga zëvendëskryeministri aktual i Malit të Zi, nuk e përfshin partinë pro-serbe të Miodrag Lekiç, Frontin Demokratik, të cilën edhe ShBA e ka përjashtuar nga bashkëpunimi.

Po ashtu as partia e presidentit aktual, Millo Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve, nuk është e përfshirë në propozimin e Abazoviç.

Megjithatë ai ka deklaurar se mbështetja e tyre do të ishte “fenomenale”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore