Shqipëria

Parashikimi i motit, 20 mars 2021


Dita e shtunë e 20 marsit do të nisë me mot të vranët në të gjithë territorin, duke pasur reshje shiu të herëpasherëshme në formën e pikave.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të kenë intensitet mesatar, deri në formën e shtrëngatave dhe stuhive në të gjithë vendin.

Në relievet malore, priten reshje bore. Në lartësit më të mëdha, reshjet e borës do të jenë të dendura dhe formën e stuhive.

Era do të fryjë e lehte deri në mesatare, ndërsa në bregdet do të fryjë e fortë.

Temperaturat minimale dhe makismale do të jenë: në bregdet 7 deri në 13 °C, në vendet e ulëta 5 deri në 13 °C dhe në vendet malore -1 deri në 4 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore