Lajme

Papa apel për Ukrainën: 2 marsi, ditë agjërimi për paqen në rajon


Papa Francesco e ka shpallur 2 marsin një ditë agjërimi të besimtarëve të krishterë, si shenjë lutje për paqen në Ukrainë dhe rajon.

“Lutem për gjithë palët e përfshira, që të mos ndërmarrin më veprime, për të shkaktuar më shumë vuajtje te popullsitë, destabilitet ndër shtete dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare”.

Kështu ravijëzoi Papa Franceso në fjalimin e tij.

Një dhimbje të madhe e ka shprehur për popullin e Ukrainës, për shkak të vuajtjes që situata ka sjellë.

Pavarësisht sforcove diplomatike të javëve të fundit, një situatë e rënduar nuk mund të evitohej.

Vladimir Putin e njohu zyrtarisht mëvehtësinë e dy rajoneve pro-ruse të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në Ukrainë.

Me lutje ndaj perëndisë, Francesco kërkon të influencojë në uljen e dhunës, me caktimin e datës së agjërimit.

“E inkurajoj botën dhe në veçanti besimtarët, që në këtë ditë të agjërojnë në shenjë lutjeje për situatën. Zoti e ruajt botën nga marrëzia e luftës!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore