Gatimi

Oriz me rrush të thatë dhe kikirikë


Oriz

Kujdesuni që orizi të mos zihet shumë, nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm.

Përbërësit:

– 150 g oriz

– 80 g kikirikë

– 50 g rrush të thatë

– 3-4 qepë të reja

– kripë dhe piper për shije

Përgatitja:

Ziejeni orizin, kujdesuni që të mos zihet shumë, nuk duhet të jetë i lëngshëm shumë. Pritini imët qepët e pranverës.

Fillimisht skuqni kikirikët dhe rrushin e thatë në pak vaj, kujdes, u duhet vetëm një minutë që të fillojnë të ndryshojnë ngjyrën dhe nuk keni nevojë t’i skuqni më gjatë.

Hidhni mbi to qepët e grira dhe ziejini në një temperaturë të butë për një minutë tjetër – jo më. Hidhni orizin e gatuar mbi gjithçka, përzieni dhe rregulloni me kripë dhe piper për shije.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore