Lajme

OKB: Të paktën 240 viktima civile


Luftimet intensive janë zhvilluar në disa qytete të mëdha të Ukrainës.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHCR) raporton se ka pasur të paktën 240 viktima civile – duke përfshirë të paktën 64 vdekje – në vend deri më tani.

Ai shtoi se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa akses në ujë dhe energji elektrike.

OKB-ja tha gjithashtu se mbi 160 mijë ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit dhe përpiqen të ikin përtej kufijve ndërkombëtarë.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se pushtimi rus mund të lërë pas deri në 5 milionë refugjatë.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore