Bota

Njerëzve i duhen të dy dozat e vaksinës ndaj Covid-it


Kush i nënshtrohet vaksinimit të Pfizer-it ose Moderna-s duhet t’i marrë të dyja dozat e plota. Ky ka qenjë njoftimi i Administratës së Ushqimeve dhe Barnave (FDA) në SHBA.

FDA-ja ka bërë me dije gjithashtu se çdo spekulim mbi marrjen e vetëm një doze duhet të marrë fund. Një dozë nuk është e mjaftueshme për të qenë të mbrojtur.

“Kemi ndjekur diskutimet e bëra mbi uljen e numrit të dozave”, deklaruan dy komisionerë të FDA-së. “Ka hamendësime mbi disitancën kohore që duhen kryer dozat. Gjithashtu mbi dhënien e gjysmë dozave”.

“Këto janë diskutime me vend, por pa studime nuk mund të merret asnjë hap”, thanë ata.

Çdo ndryshim i programit të vaksinimit në këtë pikë do të ishte i nxituar sipas tyre. Mënyra e vaksinimit deri tani është e autorizuar dhe në përputhje me çdo studim.

Pavarësisht kësaj, është lënë e hapur mundësia për të rishikuar procesin e vaksinimit në periudhën në vazhdim. Por, deri në atë kohë, nuk mund të rrezikohet shëndeti publik i popullsisë me eksperimente.

Vaksinat e Pfizer-it dhe Moderna-s kanë kaluar të tre fazat e testimit. Intervali i marrjes së dozës së dytë ka qenë midis tre dhe katër javëve.

Ndërkohë niveli i mbrojtjes që vaksinat ofrojnë ndaj Covid është në 95%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore