Teknologji

‘Njëbrirëshi’ i sapo gjetur është vrima e zezë më e afërt e njohur me Tokën


‘Njëbrirëshi’ qëndron vetëm 1500 vite dritë larg nesh dhe është vetëm tre herë më masiv se dielli.

Astronomët me sa duket kanë gjetur vrimën e zezë më të afërt të njohur në Tokë, një objekt çuditërisht i vogël i quajtur “Njëbrirësh” që fshihet vetëm 1 mijë e 500 vite dritë larg nesh.

Nofka ka një kuptim të dyfishtë. Jo vetëm që kandidati i vrimës së zezë banon në konstelacionin Monoceros (“njëbrirëshi”), por masa e tij rreth tre herë më e madhe se ajo e diellit – e bën atë gati unik.

“Për shkak se sistemi është kaq unik dhe kaq i çuditshëm, ai patjetër e meriton pseudonimin “Njëbrirëshi”, tha udhëheqësi i ekipit zbulues, Tharindu Jayasinghe, një P.h.D. i astronomisë.

“Njëbrirëshi” ka një shok. Një yll gjigand të kuq që po i afrohet fundit të jetës së tij. Dielli ynë do të fryhet si një gjigant i kuq në rreth pesë miliardë vjet. Ky shoqërues është vërejtur nga një larmi instrumentesh gjatë viteve, duke përfshirë Sondazhin e Automatizuar All Sky dhe Satelitin Survejues të Exoplanetit Transitues të NASA-s.

Jayasinghe dhe kolegët e tij analizuan atë grup të madh dhe vunë re diçka interesante: drita e gjigantit të kuq zhvendoset në intensitet periodikisht, duke sugjeruar që një objekt tjetër po tërheq yllin dhe po ndryshon formën e tij.

Ekipi përcaktoi se objekti që bën tërheqjen ka të ngjarë të jetë një vrimë e zezë – njëra që strehon vetëm tre masa diellore, bazuar në detajet e shpejtësisë së yllit dhe shtrembërimin e dritës. Për perspektivë: Vrima e zezë supermasive në zemër të galaktikës sonë Rruga e Qumështit paketon rreth 4.3 milion masa diellore.

“Ashtu si graviteti i hënës shtrembëron oqeanet e Tokës, duke bërë që detet të fryhen drejt dhe larg Hënës, duke prodhuar batica të larta, ashtu edhe vrima e zezë shtrembëron yllin në një formë të ngjashme me topin e futbollit me një bosht më të gjatë se tjetri”, tha në një deklaratë bashkëautori i studimit Todd Thompson, kryetari i departamentit të astronomisë së Shtetit Ohio.

“Shpjegimi më i thjeshtë është se kemi të bëjmë me një vrimë të zezë dhe në këtë rast, shpjegimi më i thjeshtë është më i mundshmi”.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore