Lajme

Një person vritet në Malishevë, i dyshuari dorëzohet në Polici


Ilustrim.

Një vrasje ka ndodhur në orët e mëngjesit të së mërkurës në fshatin Banjë të Malishevës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”.

“Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj për AP.

Ai ka bërë të ditur se një person është dorëzuar në polici dhe nga hetimet e para, dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën me armë zjarri.

“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”.

Aktualisht, nga Policia kanë theksuar se njësitet e nevojshme dhe prokurori i shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore