Lajme

Një muaj paraburgim për 25 zyrtarët e arrestuar në Operacionin “Pika”


Të arrestuarit gjatë operacionit, “Pika”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, ndaj 25 zyrtarëve të arrestuar të hënën (14 marsit) në operacionin e koduar me emrin “Pika”, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej nga një muaj.

Ndërsa, ndaj 25 zyrtarëve të tjerë vendimi nga gjykata do të merret më 16 mars.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëzet e pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve iu është caktuar paraburgimi në bazë të nenit 165 paragrafi 2 nën paragrafi 2.5 pika 2.5.2 dhe 2.5.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.

Para turpit gjykues, në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë dalë 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë të  arrestuar të hënën në pikat kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë, që dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Të arrestuarit gjatë operacionit, “Pika”.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

50 zyrtarët e arrestuar një ditë më parë në rastin “Pika” dyshohet se kanë kryer disa vepra penale.

Ilir Morina, Prokurori i rastit, në kallëzimin penal, beson se ka prova se 48 zyrtarët policorë dhe dy doganierët kanë kryer gjashtë lloje të veprave penale të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Marrja e ryshfetit”.

“Ushtrimi i ndikimit” dhe “Kontrabandimi i mallrave”.

50 zyrtarët e rastit “Pika” dyshohet se kanë kryer 6 vepra penale

48 zyrtarët policorë dhe 2 zyrtarët doganorë të arrestuar një ditë më parë, të martën paradite janë dërguar në gjykatë.

Ata janë paraqitur para dy gjykatësve të procedurës paraprake të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore