Shqipëria

Lezhë/ Ngacmonte 13-vjeçaren, dënohet me 7 vite burg ish-efektivi


Të mërkurën e 23 shkurtit, Gjykata e Lezhës ka dënuar me shtatë vite burg ish-efektivin e policisë Kol Kola, 63 vjeç.

Ky i fundit u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

63-vjeçari u shpall fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Si pasojë e kësaj, gjyqtari i çështjes, Ilir Përdeda, dha dënimin maksimal për të pandehurin.

Për sa i përket akuzës tjetër ndaj Kolës, për “Kryerjen e veprimeve ose dhënien e urdhrave arbitrare”, ish-efektivi mori pafajësinë, pasi Gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore