Sport

Neymar-i edhe drejtor sportiv, i propozon Paris-it një transferim


Neymar Jr. dhe Raphinha, në aksion për Brazilin

Ndoshta paraqitjet e tij në fushën e blertë nuk kanë qenë më të mirat gjatë kohëve të fundit, por Neymar aktualisht po i ndihmon Paris-it në një mënyrë tjetër.

Kualiteti te Brazil-i viteve të fundit është shtuar shumë, me talentë të rinj që çdo vit po zënë vend në kombëtare por edhe në skuadrat e tyre respektive në ligat evropiane.

Neymar, si kapiten dhe pjesëmarrës konstant në ndeshjet e Brazilit, tani po e bën edhe rolin e skautit.

Team Talk raporton që Neymar i ka propozuar drejtuesve të Paris-it që të përcjellin nga afër situatën e yllit të Leeds United, Raphinha.

Raphinha, 24 vjeçar, është shndërruar në një ndër emrat më të kërkuar në Angli, dhe jo vetëm.

Liverpool-i ka shfaqur më shumë interes, por të kuqt pa dyshim nuk do jenë të vetëm në këtë garë.

Pas shumë vitesh, Raphinha debutoi me Brazilin, dhe mundësinë e tij e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë.

Në dy ndeshje, ai asistoi dy herë, fitoi një penallti dhe shënoi dy herë.

Kjo e bëri Neymar-in që menjëherë t’ia propozojë emrin e tij Paris-it.

Klubi francez padyshim që do ta shqyrtojë, me lëvizjen e Mbappe-s që është pothuajse e sigurt për vitin 2022.

Raphinha sjell kualitet dhe vite të shumta për Paris-in në sulm, pikërisht çfarë ata kërkojnë.

Vendimi do të jetë i vet futbollistit, që ka shprehur dëshirën për vazhdim në Premier League, por derën hapur iu ka lënë të gjithëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore