Lajme

Netanyahu: Izraeli do të futet në Rafah me ose pa marrëveshje për armëpushim


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të martën se Izraeli do ta pushtojë Rafahun edhe nëse Hamasi bie dakord me propozimin e fundit izraelit për një armëpushim.

“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu, në një takim me përfaqësuesit e familjeve të njerëzve të marrë peng nga grupi militant palestinez.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje, në mënyrë që të arrijmë fitoren totale”, shtoi ai.

Familjet i kërkuan Netanyahut “të përballojë presionin ndërkombëtar” për të ndalur luftën në Gaza, thuhet në deklaratën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se një pushtim i Rafahut do të ishte një “vijë e kuqe”, megjithëse Netanyahu u zotua se do ta sfidonte këtë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore të rregullta në qytet që nga fillimi i luftës dhe ka kërcënuar se do të dërgojë trupa, duke e quajtur Rafahun bastionin e fundit të Hamasit.

Gjatë natës të së hënës, sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 22 persona, duke përfshirë gjashtë gra dhe pesë fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën se do të ishte “plotësisht e papranueshme” që Izraeli të sulmonte qytetin palestinez, por nuk pranoi ta quante atë një “vijë të kuqe” që do të rezultonte në sanksione të BE-së kundër Izraeli.

Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu

Një delegacion prej 007 (inteligjencës) pritet të niset sot për në Egjipt, nëse Hamasi nuk bën më parë kërkesa të papranueshme. Qëllimi, pretendon Walla, është që të vazhdojnë bisedimet pa humbur kohë.

Channel 12, TV publik izraelit, është në të njëjtën linjë: Izraeli ka bërë “lëshime shumë të mëdha”, ne jemi një hap larg, por Hamasi duhet të ndalojë së kërkuari “fundin e luftës” dhe “tërheqjen e plotë” nga Gaza.

Megjithatë, Izraeli ka bërë të ditur se është i gatshëm të negociojë një “qetësi afatgjatë” në një fazë të dytë të marrëveshjes, në këmbim të kthimit të të gjithë pengjeve.

“Shumë shenja tregojnë se negociatat mund të jenë në një pikë kthese”, thotë zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani në Riad.

Por ndërsa marrëveshja kap sytë dhe ankthet e botës, sulmet ajrore izraelite vazhdojnë të godasin Rafah: 26 persona u vranë dje, sipas palestinezëve, duke përfshirë një foshnjë të porsalindur.

Blinken njeh “përparimin e matshëm” të aleatit të tij në situatën humanitare në Gaza, por kujton se një sulm në Rafah është i paqëndrueshëm pa mbrojtur civilët.

Pas largimit nga Arabia, misioni në Jordani dhe Izrael do të vazhdojë, por bisedimet janë nën kërcënimin e urdhrave të mundshëm të arrestit nga ICC për Netanyahun dhe udhëheqësit e mbrojtjes për “krime lufte”.

Sipas Bloomberg, vendet e G7 po i bëjnë presion Hagës nga frika se vendimi do të pengojë marrëveshjen duke rrezikuar armëpushimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore