Lajme

Netanyahu: Evakuimi i Rafahut ka filluar, shanset për një marrëveshje janë të ulëta


“Evakuimi i popullatës nga Rafah ka filluar tashmë” në funksion të fillimit të operacionit ushtarak që “do të ndodhë së shpejti” dhe që mbështetet nga “të gjithë ministrat” ​​e qeverisë.

Kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë takimit me delegacionet e familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza dhe familjarët e ushtarëve të vrarë.

Kryeministri, i cituar nga mediat lokale, më pas përcaktoi mundësinë e një marrëveshjeje me Hamasin që do të çonte në lirimin e pengjeve si “jashtëzakonisht të ulët”.

Ndërsa, ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich tha sot se Izraeli “po zhvillon negociata me ata që nuk duhet të ekzistojnë më”.

Ministri bëri thirrje për mposhtjen e armiqve të Izraelit, duke thënë se “nuk mund të ketë një punë gjysmë të përfunduar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore