Bota

Nepal/ Presidenti shpërndan parlamentin, zgjedhjet e reja në nëntor


Presidentja e vendit, Bidya Devi Bhandari, shpërndau parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve e përgjithshme në nëntor pas situatës së përkeqësuar të Covid-19. Ndërsa Nepali është zhytur në një trazirë të re politike.

Njoftimi i së shtunës erdhi pas deklaratës presidenciale ku u tha se, as kryeministri i përkohshëm KP Sharma Oli, dhe as lideri i opozitës, Sher Bahadur Deuba, nuk ishin në gjendje të siguronin shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri të re, brenda afatit të caktuar nga Bhandari.

“Presidenti ka shpërndarë Dhomën e Përfaqësuesve dhe urdhëroi zhvillimin e fazës së parë të zgjedhjeve në 12 nëntor dhe fazën e dytë në 19 nëntor”, shkruhej në deklaratën presidenciale pas mesnatës.

Ajo tha se vendimi u mor me rekomandimin e kabinetit të kryesuar nga kryeministri i përkohshëm Oli. Shpërndarja e parlamentit në dhjetor 2020, që shkaktoi javë të tëra protestash dhe u konsiderua nga Gjykata e Lartë si “antikushtetuese”, në shkurt.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga partitë politike në lidhje me lëvizjen e fundit.

Nepali po lufton me një valë të dytë të pandemisë, nga ku po raporton 8 mijë e 207 infeksione të reja mesatarisht çdo ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore