Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe: Po jetojmë me frikë, nuk e dimë çfarë mund të na ndodhë


Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, mëngjesin e së enjtes, në televizionin serb Prva, ka deklaruar se serbët në Kosovë “po jetojnë nën frikë” dhe se “ne kurrë s’mund të parashikojmë se çfarë mund të na ndodhë herën tjetër”.

“Inkurzioni i djeshëm i Policisë, të cilët erdhën të armatosur deri në dhëmbë në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, rrezikoi jetën e serbëve, të cilët vuajtën edhe nga qitjet me armë zjarri”, tha Simiç.

“Kjo është e papranueshme dhe e palejueshme”, vazhdoi ai, “sepse pati të shtëna nëpër shtëpi familjare ku ka pasur gra shtatëzëna. Njerëzit tanë janë të frikësuar, por edhe të inatosur. Kjo nuk guxon të tolerohet”.

Ndërsa vazhdoi të përhapë panik edhe më tej duke thënë se “ne, skenarin më të keq të mundshëm as që mund ta marrim me mend. Nuk e dimë çka i pret serbët në të ardhmen”.

Ai tha se pas reciprocitetit për targa ”tash beteja po bëhet për biskota dhe Coca-Cola”.

Simiç tha se inspektorët “askund nuk në botë nuk shkojnë me tyta të gjata”.

“Në çfarëdo rasti ne duhet të gjejmë mënyrë për të mborjtur veten, familjet dhe shtëpitë, por presim ndihmë nga shteti ynë dhe të gjitha strukturat, sepse kjo nuk mund të durohet”, përfundoi Igor Simiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore