Lajme

Ndryshimet në Ligjin Zgjedhor të BeH-së, Plenkoviç: Qeveria kroate kontribuoi në vendimin e Schmidt


Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se Qeveria e Kroacisë ka lobuar tek Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH), Christian Schmidt, për të ndërhyrë në Kushtetutën e BeH-së dhe në Ligjin Zgjedhor.

“Ishte i vetmi që mund të ndihmonte dhe ai ndihmoi. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Ne duam të mbështesim BeH-në në marrjen e statusit të kandidatit, nëse është e mundur tashmë në takimin e Këshillit Evropian në dhjetor, sepse ne besojmë se kjo është e mirë për të gjithë popujt në BeH”, ka thënë ai, transmeton “Klix”.

Plenkoviç theksoi se “ka mbrojtur në mënyrë sistematike pozitën e kroatëve në BeH” dhe shtoi se “Kroacia ka lobuar që Kushtetuta e BeH-së të përfshihet në busullën strategjike të BE-së”.

“Sa më afër të jetë BeH-së me Bashkimin Evropian, aq më mirë do të zgjidhen çështjet e hapura që kemi,” përfundoi ai.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka rekomanduar të mërkurën e 12 tetorit që Bosnjë dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BeH ka një raport negativ nga KE për këtë vit. Sipas raportit, KE arrin në përfundimin se në fushat kyçe, BeH nuk ka bërë asnjë përparim.

Rekomandimi i KE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit “me mirëkuptimin” se vendi do të përmbushë më pas kushtet e nevojshme, ngriti çështjen e BeH-së si një vend, statusi kandidat i së cilës është i lidhur me përmbushjen e mëparshme të kritereve.

Ndryshimet në Ligjin Zgjedhor të BeH-së: Një boshnjak vlen katër herë më pak se një kroat dhe mbi dhjetë herë më pak se një serb

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore