Lajme

NATO: Solidaritet me Berlinin për sulmet kibernetike ruse, do të mbrohemi


“Ne qëndrojmë në solidaritet me Gjermaninë pas fushatës keqdashëse kibernetike kundër një partie politike, në këtë rast Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, dhe me Republikën Çeke që ndjek aktivitetet keqdashëse kibernetike kundër institucioneve të saj”.

Kështu ka deklaruar së fundmi Këshilli Atlantik i NATO-s.

“Ne dënojmë me forcë aktivitetet kibernetike që synojnë të minojnë institucionet tona demokratike, sigurinë kombëtare dhe shoqërinë e lirë, theksojnë se hapësira kibernetike është vazhdimisht e kontestuar për të destabilizuar aleancën”.

Deklarata vijon duke sqaruar se NATO mbetet e përkushtuar “për t’iu kundërvënë kërcënimit të konsiderueshëm, të vazhdueshëm dhe në rritje kibernetik, duke përfshirë sistemet tona demokratike dhe infrastrukturën kritike”.

Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore