Lajme

NATO: Parlamenti hungarez ratifikon anëtarësimin e Finlandës


Parlamenti hungarez, i dominuar nga partia e kryeministrit nacionalist Viktor Orban, ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO të hënën e 27 marsit.

Kjo, pas muajsh zvarritjeje, duke e sjellë vendin nordik pak më afër Aleancës Atlantike.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Një shumicë e madhe deputetësh (182 nga 199 ulëse) miratuan hyrjen e Helsinkit zyrtar në NATO, ndërsa rasti i Suedisë do të diskutohet “më vonë”.

Vendi nordik i nënshtrohet neutralitetit të detyruar nga Moska pas luftës së saj me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndan kufirin më të gjatë evropian (1 mijë e 340 kilometra) me Rusinë, pas Ukrainës.

Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk miratoi më herët një projekt-ligj që ratifikon ofertën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit duhet ende të miratojë projektligjin dhe pritet ta bëjë këtë përpara se të mbyllet në mes të prillit, përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 14 maj.

Presidenti Tajip Erdogan tha javën e kaluar gjatë një vizite të homologut të tij finlandez Sauli Niinisto në Turqi se parlamenti do të ratifikojë pranimin e Helsinkit në NATO.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.

Anëtarësimi i Finlandës do të përfaqësonte zgjerimin e parë që kur Maqedonia e Veriut u bashkua me aleancën në vitin 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore