Kulturë

Muzeu Kombëtar sjell në kujtesë Sevasti Qiriazi-Dakon


Sevasti Qiriazi-Dako, arsimtarja e atdhetarja e njohur shqiptare, u lind më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir. Ajo do të ndahej nga jeta më 30 gusht të vitit 1949.

Ishte njëra prej femrave atdhetare shqiptare dhe nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për femra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Kostandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave.

Shkollën e lartë e kreu në Stamboll. Pas kthimit në atdhe, nisi të punonte për shkollën shqipe të vashave.

Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891.

Me t’u kthyer në Shqipëri, mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891.

Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike.

Pas Luftës së Parë Botërore, kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi.

Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore.

Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie.

Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.

Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë.

Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Sevasti Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”.

Po ashtu, ajo shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore” dhe bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare.

Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare.

Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar, dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore