Biznes

Mubadala Investment Co. i Abu Dhabi-t dyfishon investimet


Mubadala Investment Co. i Abu Dhabi-t po rishikon strukturën dhe po vendos kapital për të dyfishuar madhësinë në gati gjysmë trilionë dollarë në dekadën e ardhshme.

Mubadala shfrytëzoi mundësitë e krijuara nga një zhvendosje në tregje e shkaktuar nga pandemia.

Për të ndihmuar në arritjen e synimit, Mubadala do të vendosë disa ndryshime strukturore këtë muaj, rezultati i një rishikimi që filloi në 2019.

Fokusi do të jetë në teknologji dhe infrastrukturë krahas investimeve të vazhdueshme në burime të rinovueshme dhe teknologji të tjera.

Abu Dhabi zotëron pothuajse 6% të rezervave të naftës në botë.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të përdorin fondin 232 miliardë dollarësh për të shfrytëzuar mundësitë e krijuara për investime.

Dyfishimi i madhësisë së kapitalit do ta kthente Mubadala-n në fondin e dhjetë më të madh të pasurive në 2030.

Përmes dyfishimit të kapitalit pritet një normë vjetore rritjeje prej rreth 7%.

Mubadala përdori 11.5 miliardë dollarë për investime të reja në vitin 2020. Këto investime janë 51% më shumë se një vit më parë.

Mubadala po riformon strukturën e tij për t’u përqëndruar në katër sektorë: investime në Emiratet e Bashkuara Arabe, investime të drejtpërdrejta, pasuri të patundshme dhe infrastrukturë.

Mubadala po ndryshon gjithashtu mënyrën e raportimit të rezultateve./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore