Lajme

Moska ka deportuar 500 mijë ukrainas në Rusi


Kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas u ka thënë anëtarëve të Parlamentit Evropian se Moska ka deportuar 500 mijë njerëz nga Ukraina në Rusi.

Mykyta Poturayev i ka drejtuar thirrje Kryqit të Kuq të vendosë kontakte me të zhdukurit.

“Gjysmë milion qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre”, ka treguar ai.

“Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mundësi për momentin as për të mbajtur kontakt me këta njerëz”, u ka thënë Poturayev eurodeputetëve me lidhje video.

Sakaq, ai nuk ka dhënë detaje apo prova mbështetëse.

Këtë muaj, qeveria ukrainase ka thënë se fëmijët po ndahen nga prindërit e tyre me synimin që ata të birësohen nga familjet ruse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore