Lajme

MMPHI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme


Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme.

“Pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

“Ju informojmë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”.

Nga kjo ministri kanë apeluar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar shtim të kujdesit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica

Sipas këtij njoftimi, referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve,

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore