Lajme

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Adresimi i krimeve të luftës, prioriteti ynë


Në diskutimin me eksponentë të çështjeve të drejtësisë, ambasadorë e përfaqësues të organizatave relevante të drejtësisë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka thënë “adresimi i krimeve të luftës është një nga prioritetet e kësaj ministrie”.

Sipas Haxhiut, gjatë tërë këtyre viteve ka munguar vullneti politik për adresimin e krimeve të luftës.

“Kemi konsideruar ta prioritizojmë këtë çështje ndonëse kanë kaluar dy dekada prej kur ka përfunduar lufta në Kosovë, dhe për faktin se gjatë kësaj kohë drejtësia në Kosovë ka qenë në shpërputhje me të vërtetën”, është shprehur ajo në këtë takim.

Tutje ministrja Haxhiu, ka sqaruar se kompetencën për krimet e luftës fillimisht e ka pasur UNMIK-u për disa vite pastaj kjo kompentecë i është kaluar EULEXI-it, e tani shumë vonë i është deleguar institucioneve të Kosovës.

Duke qenë se rastet e luftës nuk janë të lehta për t’u adresuar, Haxhiu e sheh të nevojshëm shtimin e kapaciteteve për adresimin e luftës në institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Aktualisht në prokurori janë vetëm katër prokurorë që merren me krimet e luftës dhe krahas numrit të madh të lëndëve, ky numër i prokurorëve është shumë i vogël dhe përveç shtimit të numrit të prokurorëve është shumë e nevojshme të shtohet edhe stafi dhe eksperëtët që i ndihmojnë Prokurorisë Speciale për këtë”, ka thënë ajo.

Me rastin e publikimit të raportit nga monitorimi i gjykimeve lidhur me konfliktin e armatosur në Kosovë, gjatë vitit 2020, me titull “Gjykimet për krimet e luftës: përparim i ngadaltë”, është mbajtur një konferencë online e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore